14:36 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Tifozët e cilave skuadra shpenzojnë më së shumti në stadium?

Një raport i UEFA-s ka zbuluar se cilat janë klubet të cilat përfitojnë më së shumti para të mbledhura, përmes zyreve të tyre të biletave dhe sa shpenzojnë mesatarisht çdo tifoz në një ditë ndeshjeje.

Për këtë, ata kanë mbledhur të dhënat për sezonin 2015-2016 ( viti fiskal 2016 ) shkruan IndeksOnline.

Paratë në arkë llogariten duke ndarë numrin e përgjithshëm të biletave të ligës, të kupës dhe të garave evropiane, në të cilat çdo ekip ka qenë vendas gjatë atij viti ( këto ndryshojnë në raste kur ndeshjet janë miqësore ) .

Nga ana tjetër, kostoja mesatare e secilit spektator përfshinë çmimin mesatar të çdo lloj të biletave si dhe produket e ushqimit, pijeve dhe gjërave tjera që ata shpenzojnë.

Klubet me më së shumti para të fituara nga biletat në 2015-2016

Sa i përket 20 klubeve që fitojnë më së shumti para në arkë, lidër është Arsenal.
Klubi londinez solli gjithsej 135 milionë euro në zyrën e biletave, me një mesatare prej pesë milionë për lojë.

E dyta në listë është Real Madrid, me 132 milionë euro të përfituara gjatë atij sezoni, kur edhe fituan Ligën e Kampionëve.

Megjithatë vlen të theksohet se është klubi me më shumë për fitime mesatarisht për ndeshje në mbarë botën, me 5.3 milionë euro. Në këtë aspekt tejkalon Arsenalin.

Këto janë dy tabelat: