75 Mall Live Search
10:08 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / A. M.

Deputeti Salijaj i reagon Agjencisë Kadastrale: Po ju djeg, faktet flasin që prona publike u tjetërsuan!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Milazim Salijaj është deklaruar pas reagimit të Agjencisë Kadastral të Kosovës rreth denoncimit për tjetërsim të pronave.

“O njerëz të mirë të këtij vendi ,veprimi i fundit i Agjencionit Kadastral të Kosovës për tjetërsimin e 3.92 Ha pronë publike dhe regjistrimi i saj në emër të Sllavica Mikiq, me dokumentacion të falsifikuar, dhe shkelje Ligji paraqet dëshminë më të mirë se sa “kredibil është ky Agjencion”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Paska reaguar Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK), pas denoncimit të djeshëm në Prokurorinë e Shtetit, në lidhje me tjetërsimin e kundërligjshëm të 3.92 Ha, pronë publike të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj vlera e së cilës pronë kap shumën prej mbi 12 milion euro.

Normal që kanë reaguar, ngase po ju djeg.

Po ju djeg e do të ju djeg edhe më shumë ngase nuk do të ndalemi asnjëher së lufuari krimin e ndodhur me ” tokat” e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, e që pas këtij reagimi, po na del AKK të jetë “gardian i këtyre keqpërdorimeve”.

Pacolli: The Environment Commission has found that two public properties  were illegally alienated • KosovaPress

AKK, le të reagoje sa të doje, ngase faktet flasin që prona publike u tjetërsua në mënyr të kundërligjshme, përveq se me dokumentacion të falsifikuar dhe gati i para gjysmë shekulli ( 28.04.1976), prona ishte edhe në proces të Likuidimit, sipas Vendimit të AKP- së Nr. Ref.BD- 144/8, ( e që Ligji mbi AKP- në dhe Udhëzuesi Juridik i Gjykatës Supreme, i Pezullon të gjitha Aktgjykimet, Aktvendimet apo edhe Vendimet e arbitrazhit, derisa Ndërmarrja është në proces të Likuidimit).

O njerëz të mirë të këtij vendi ,veprimi i fundit i Agjencionit Kadastral të Kosovës për tjetërsimin e 3.92 Ha pronë publike dhe regjistrimi i saj në emër të Sllavica Mikiq, me dokumentacion të falsifikuar, dhe shkelje Ligji paraqet dëshminë më të mirë se sa “kredibil është ky Agjencion”!!!!!

Njëkohësisht shfrytëzoj rastin ti falënderoj mediat për interesimin e jashtëzakonshm që kishin dje në konferencën për shtyp me rastin e prononcimit për mediat në lidhje me denoncimin për tjetërsimin kundërligjshëm të pronave publike ( asaj te Fakulteti Teknik dhe RTP- së)

Dëshmi dhe fakte:

1. Bordi i Drejtorëve të AKP- së me datë 22 dhjetor.2020 mori Vendim për Likuidimin e Ndërmarrjes Shoqërore Radio Televizioni i Prishtinës, (RTP),

2. Sipas këtij Vendimi Likuidimi i N.Sh. RTP, do të fillonte me datë 18 janar 2021, në përputhje me Vendimin e bordit të AKP- së, , sipas Nenit 9 të Ligjit Nr. 04/ L- 034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

3. Prona publike e RTP-së, me sipërfaqe prej 3 ha, e 92 ari, u tjetërsua me datë 17 maj 2022, pra në kohën kur Ndërmarrja ndodhej në proces të Likuidimit ( z. Albert Matoshi- kryesues i Autoritetit të Likuidimit të NSH PRN150 Radio Televizioni i Prishtinës) dhe një veprim i tillë i AKK- së, sipas ligjit paraqet vepër të rëndë penale.