Fadil Geci udhëton për në Hagë, do të dëshmojë për Komunikatën 59 të UÇK-së

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.
Këtë, Ganiu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njoftim të cilin ai ia atribuon vëllait tjetër të tyre, Halilit.
Geci tha se dëshmia e vëllait të tij Fadilit do të jetë e hapur ku sipas tij, do ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, e që sipas tij, kjo dëshmi do ta vërtetojë edhe deklaratën e Rexhep Selimit se Komunikatën Nr. 59 e ka shkruar “Polari”.
”Fadili do të thotë hapatas të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për komunikatën nr. 59, për plagosjen e vllezerve te vet dhe për vrasjen e shokëve tanë”, shkruajti ai ndër të tjera.
Postimet e plota: