75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Zhegrova pas golit dhe fitores me Lituaninë: Krenar që përfaqësoj vendin tim

Kosova të shtunen e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” e mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Golashenues për Kosovën ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi.

Zhegrova i cili në muajin shtator u përjashtua nga grumbullimi, u rikthye përsëri për ndeshjet e muajit tetor, ku ishte vendimtar në fitoren ndaj Lituanisë.

Ai përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe ndihet krenar që përfaqëson Kosovën.

”Bravo ekipit që fitoi!
I lumtur për të shënuar një gol tjetër.
Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova./IndeksOnline/