75 Mall Live Search
18:25 / E Diele, 13 Tetor 2024 / G T

Bashkëlojtari i Zhegrovës te Lille bën super asist me fanellën e Anglisë

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar gol ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në UEFA Nations League.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Jack Grealish, shkruan Indeksonline

Grealish shënoi një gol të bukur pas një super asisti të dhuruar nga Angel Gomes, bashkëlojtari i Edon Zhegrovës te Lille në Francë.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Gomesit me fanellën e “Tre Luanëve”./Indeksonline/