75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / S Z

Sulmoi një grua dhe ia dëmtoi pajisjet elektronike, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua së cilës ia ka dëmtuar dhe pajisjet elektronike.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe po ashtu dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe pajisjet elektronike. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.