Një person raporton se është përndjekur dhe në drejtim tij është shtënë me armë zjarri, policia nis hetimet

Një person në Viti dyshohet se është përndjekur dhe në drejtim të tij kishin shtënë me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe është shoqëruar në polici, ku ka dorëzuar armën.
Rasti shkon nën hetime.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa ishte me makinë, disa persona të dyshuar kishin vrapuar në drejtim të tij dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Lidhur me rastin viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor njëri nga të dyshuarit dhe i njëjti ka dorëzuar armën me një karikatorë, 15 fishekë, 10 gëzhoja si dhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnlne.