75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / L K

Konfirmohet, një i vdekur në Pejë te “Çarshia e gatë”

Mëngjesin e sotëm të “Çarshia e gatë”, në Pejë një person është gjendur pa shenja jete.

Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion për rrethanat e vdekjes.

Këtë për IndeksOnlinen e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:00 në “Çarshi të gatë”, është gjetur një trup i pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/