BMW-ja e kosovarit ndalohet në Kroaci, ja çfarë u gjet në të

Dy kosovarë janë arrestuar në Kroaci pasi tentuan të kontrabandonin mallra dhe substanca të ndaluara.
Falë pajisjeve Hercule III, doganierët ekspozuan lehtësisht kontrabandistët kosovarë dhe thirrën për ndihmë kolegët e policisë kriminale.

Në veturën BMW me targa të Kosovës ata kishin fshehur gjithsej 63.665 tableta.
Nga ekzaminimi i mëtejshëm është konstatuar se ndërmjet shasisë së mjetit dhe motorit ka qenë një qese PVC e zezë e mbushur me një sasi të madhe me tableta me substanca aktive që janë në listën e barnave, substancave psikotrope dhe bimëve nga të cilat mund të merren barna, substanca që mund të përdoren për prodhimin e barnave.

Gjatë kontrollit të automjetit në Dubrovnik u gjetën gjithsej 63.665 tableta të fshehura në zonën e motorit, në zgavrat brenda parakolpëve të përparmë dhe të pasëm, parakolpave dhe në pjesën e poshtme të mjetit, i cili ishte i mbuluar me një mbrojtëse. Automjeti dhe tabletat janë konfiskuar./Indeksonline/

