Xhaka flet për reagimin e tifozëve serb: Nuk jam i befasuar…

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka ka reaguar pas ndeshjes Serbi-Zvicër.
Ai ka komentuar reagimin e tifozëve, ku e fishkëllyen dhe vendosën pankarta nacionaliste.
“Do të befasohesha nëse do të ishte ndryshe pritja. Duhet të them lojtarët kundërshtarë kanë qenë shumë fair-play. Kam pasur një sjellje profesionale dhe pozitive. Kam shpresuar për rezultat tjetër”, tha ai. /IndeksOnline/