PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për faljen e ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet e Mihalit me Krasniqin

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme për faljen e borxheve të ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet ndërmjet Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.