75 Mall Live Search
07:39 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / MSH

Mot me diell dhe vranësira të pakta, mëngjesi do të jetë i mjegullt

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull në ultësira dhe lugina.

Sips MeteoKosova, era do fryjë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi prej 11-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.