75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / L K

Gruaja raporton ne polici se është rrahur nga bashkëshorti

Një grua në Komunën e Hanit të Elezit raportoi në polici se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.