Kurti: Përkundër traumave të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka organizuar konferencë ndërkombëtare, mbi dhunën seksuale në konflikt, për ndër të 25-vjetorit, përcjell IndeksOnline.
Në këtë konferencë të pranishëm janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.
Kurti tha se si shtet e shoqëri ne po ecim përpara për të ndërtuar një shoqëri të drejt.
Ai gjithashtu bëri të ditur se kanë filluar me procesin e dokumentimit të luftës.
“Përkundër traumave të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme. Si shtet e shoqëri ne po ecim përpara për të ndërtuat një shoqëri të drejtë. Kemi filluar procesin e dokumentimit të luftës. Po vazhdojmë përkrahjen për organizata të ndryshme, me qëllim që rehabilitim i tyre të jetë më i mirë”, tha Kurti, përcjell IndeksOnline.