Komuna nis rrënimin e diskotekës më të madhe në Prizren

Në Prizren sot ka nisur rrënimi i një prej diskotekave më të mëdha në këtë qytet.
Ekskavatorë të shumtë janë parë përreth diskotekës “Velunia Club”, e cila u hap dy vjet më parë në dalje të qytetit, shkruan IndeksOnline.
Investimi milionësh në të nisi rrënimin sot, për shkaqe akoma të panjohura.
Nga policia deklaruan se prezenca e tyre në vendin e ngjarjes është vetëm për çështje sigurie dhe në rast nevoje, edhe asistence.
IndeksOnline ka tentuar të kontaktojë edhe zyrtarët komunalë për të marrë një deklarim nga ta, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: