Vetëvendosja vazhdon t’i bojkotojë seancat e kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i bojkotojë seancat e thirrura nga opozita.
Ata kanë vendosur qe edhe sot të mos të jenë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si edhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përcjell IndeksOnline.