75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / MSH

Gashi i PDK-së i reagon deputetit Dugolli: “E pranuat se një person pa post shtetëror ka fuqinë ta lërë Kosovën në terr”

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Ilir Gashi, i është përgjigjur deputetit Enver Dugolli pas një deklarate të tij, duke thënë se ky pranon publikisht se një person pa asnjë funksion zyrtar në Republikën e Kosovës, ka fuqinë që me një urdhër ta lërë vendin në terr.

Sipas Gashit, kjo nuk është një situatë e rastësishme, por është një dorëzim i shtetit nga Albin Kurti në duart e strukturave joshtetërore.

“Ja rastësisht deputeti Dugolli po e pranon publikisht se një person pa asnjë funksion zyrtar shtetëror në Republikën e Kosovës e ka fuqinë që me një urdhër ta lërë Kosovën në terr.
Kjo situatë nuk është e rastësishme, por dorëzim nga Albin Kurti i shtetit të Kosovës në duart e strukturave joshtetërore”, shkroi ai në Facebook.