75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / MSH

Zelensky paraqet “planin e fitores” në Parlamentin ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka paraqitur deputetëve një “plan fitoreje” të shumëpritur, që synon të forcojë pozicionin e vendit të tij mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky i tha Parlamenti i Kievit se plani mund të përfundojë luftën, e cila filloi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt t vitit 2022, deri në vitin e ardhshëm, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Elementet kryesore përfshijnë një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, heqjen nga aleatët e kufizimeve për sulmet me rreze të gjatë ndaj Rusisë, një refuzim për të lëshuar më shumë territor ukrainas dhe vazhdimin e inkursionit në rajonin e Kurskit të Rusisë.

Kremlini e hodhi poshtë planin, me një zëdhënës duke thënë se Kievi duhet të “kthjellet”.

Duke iu drejtuar deputetëve, Zelensky kritikoi gjithashtu Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut për mbështetjen e tyre ndaj Rusisë dhe i përshkroi ata si një “koalicion kriminelësh”.

Ai tha se do të paraqesë planin e fitores në një samit të BE-së të enjten.

“Ne jemi në luftë me Rusinë në fushën e betejës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në ekonomi, në sferën e informacionit dhe në zemrat e njerëzve”, tha Zelensky në parlament.

Plani i përshkruar nga Zelensky përbëhet nga pesë pika kryesore:

  • Ukraina ftohet të bashkohet me NATO-n
  • Forcimi i mbrojtjes ukrainase kundër forcave ruse, duke përfshirë marrjen e lejes nga aleatët për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë në territorin rus dhe vazhdimin e operacioneve ushtarake të Ukrainës në territorin rus për të shmangur krijimin e “zonave tampon” në Ukrainë.
  • Ndalimi i Rusisë nëpërmjet një pakete parandaluese strategjike jo-bërthamore të vendosur në tokën ukrainase
  • Mbrojtja e përbashkët nga SHBA-ja dhe BE-ja e burimeve kritike natyrore të Ukrainës dhe përdorimi i përbashkët i potencialit të tyre ekonomik
  • Vetëm për periudhën e pasluftës: zëvendësimi i disa trupave amerikane të stacionuara nëpër Evropë me trupa ukrainase

“Tri “shtojca” mbeten sekrete dhe do të ndahen vetëm me partnerët e Ukrainës”, tha Zelensky.

Plani iu prezantua në shtator presidentit në largim të SHBA-së, Joe Biden, si dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.

Zelensky gjithashtu deklaroi se planin ua ka prezantuar edhe aleatëve të Ukrainës, si Italia, Britania, Franca dhe Gjermania.