75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / L K

Zgjidhje unike për ftohje dhe ngrohje me klasë të energjisë A++ nga BrunoAir kondicionerin Ultra Slim 210 mm

BRUNOAIR kondicioneri kanalor – Ultra Slim 210mm është dizajnuar për të siguruar temperatura ideale për ambientet si zyra, apartamente, dhoma, lobi të hoteleve, restorante, kafe-bare apo hapësira të tjera komerciale.

BRUNOAIR kondicioneri kanalor është një zgjidhje perfekte për ngrohje dhe ftohje dhe mund të përdorët gjatë tërë vitit, përderisa ftoh duke filluar nga 17 gradë Celsius dhe ngroh deri në 30 gradë Celsius.

Falë dizajnit unik ultra të hollë prej 210 mm, mund të instalohet lehtë çfarëdo ambienti dhe përshtatet me interierin e brendshëm. Njësia e jashtme mund të vendoset deri në 60 metra distancë nga e ajo e brendshme dhe deri në 30 metra lartësi.

Përveq dy funksioneve kryesore atë të ngrohjes dhe ftohjes, BrunoAir kondicioneri Ultra Slim 210 mm, bënë edhe pastrimin e ajrit, duke furnizuar cilindo ambient të brendshëm prej 15% me ajër të freskët, që është një zgjidhje ideale për ambientet me kufizime të ajrosjes.

Efiçienca në konsumin e energjisë elektrike është një tjetër veçori e dalluar e kondicionerit BrunoAir Ultra Slim 210 mm. Vlerësuar me A++, ofron performancë të jashtëzakonshme duke konsumuar më pak energji. Teknologjia e integruar inverter e kombinuar me përdorimin i gasit ftohës R32 siguron kosto efektive për bizneset që kërkojnë të optimizojnë konsumin e tyre të energjisë.

Funksionimi në mënyrë të qetë me vetëm 35 dB, gazi ftohës dhe efiçienca e energjisë kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Facebook: BrunoAir

https://www.facebook.com/brunoairconditioner

Instagram: Bruno Air Conditioner

https://www.instagram.com/bruno_air_conditioner/

Web: www.brunotech.com

Nr. tel: +383 (0)45 610 092

Adressa: Brunotech SHPK, Livaxhe, Kosovë