Zjarri në stacionin policor në Prishtinë, gjithçka u evitua shpejt dhe pa pasoja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e raportuar në Indeksonline, për intervenim të zjarrfikësve në një objekt pran policisë në rrugën “Fehmi Agani”.
“Ju informojmë se, sot rreth orës 12:00 është raportuar se në objektin në fjalë i cili është në renovim e sipër, në një hapësirë është vërejtur një tym dhe zjarr, ku menjëherë është intervenuar nga zyrtarët policorë të cilët me aparatet kundër zjarrit kanë arritur të shuajnë zjarrin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë konstatuar vënien e situatës nën kontroll dhe fikjen e zjarrit”, thuhet në përgjigjen për Indeksonline nga policia e Kosovës.
Përveç dëmeve të vogla materiale, përfshirë dëmtimit të një nxemëseje elektrike, nuk raportohet për të lënduar e as për ndonjë shpërthim të çfarëdo natyre, përderisa nga kompetentët janë duke u kryer hetime./Indeksonline/