”Çfarë goli”/ Napoli krenohet me golin e Amir Rrahmanit ndaj Qipros

Kosova të martën mbrëma shënoi një tjetër fitore në Ligën e Kombeve.
”Dardanët” e mposhtën kombëtraen e Qipros me rezultat 3-0, në stadiumin ”Fadil Vokrri” shkruan IndeksOnline.
Golat për Kosovën i shënuan, Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti.
E për golin e Rrahmani, është krenuar edhe skuadra italiane, Napoli, pjesë e së cilës është Kapiteni i Kosovës.
Napoli ka publikuar disa fotografi të Rrahmanit gjatë golit të shënuar ndaj Qipros, ku shkruhet: ”Çfarë goli”./IndeksOnline/