Tahiri kushtëzon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me shkarkimin e Mimoza Kusari-Lilës

Nuk ka votim të marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend deri sa nuk shkarkohet Mimoza Kusari-Lila.
Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Ne normalisht që do të marrin secilin veprim të mundshëm që të parandalojmë çdo gjë që na vjen prej tyre dhe në këtë rast, tek marrëveshjet ndërkombëtare, ne e kemi bërë të qartë, që pa u dorëheqë, apo pa u shkarkuar nga kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, e cila duket se çdo gjë e ka koordinuar me Radoiçiqin, ne nuk i votojmë, VV-ja nuk ka pasur koordinim me opozitën”, ka thënë Tahiri.
Theksojmë se sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit në vend./Indeksonline/