75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / k.v

Arrestohet i dyshuari pasi e pengoi policinë gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim

Një incident është regjistruar mbrëmë në kryeqytet, ku policia ishte duke kryer një operacion për arrestimin e një personi të dyshuar, i cili ishte në kërkim policor. Gjatë operacionit, zyrtarët policorë janë penguar nga një person tjetër, duke i pamundësuar arrestimin e të dyshuarit që arriti të ikë nga vendi i ngjarjes.

Personi që ndërhyri, gjithashtu mashkull kosovar, është arrestuar nga policia për pengim në kryerjen e detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për kapjen e personit në arrati po vazhdojnë.

Rasti mbetet nën hetime dhe priten zhvillime të mëtejshme./IndeksOnline/