75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / Z S

Sveçla për vizitën në veri: Punë e zakonshme në orar të punës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar ish-objektin e komunës paralele në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Ky objekt gjatë ditës së djeshme u mbyll nga Policia e Kosovës përmes një aksioni.

Në këtë komunë njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

I pyetur nga gazetarët, e cila ishte arsyeja e kësaj vizite, ministri u përgjigj shkurt “Punë të zakonshme në orar të punës”.

Bashkë me Sveçlën ishte edhe ministri i Adiministrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Indeksonline/