75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / Gj. Sh

Messi pas çmimit special nga Marca: Kam arritur të përmbush të gjitha ëndrrat e mia

Leo Messi është nderuar sot nga gazeta e madhe spanjolle ”Marca”.

Sulmuesi argjentinas i është ndar çmimi special, si futbollisti më i trofeshmë në histori të futbollit, ku mori një statujë të artë me festimin e tij ikonik, shkruan IndeksOnline.

Messi i cili deri më tani në karrierën e tij si futbollist ka fituar 46 trofe, pas pranimit të këtij çmimi ka thënë se është i etur edne për trofe, edhe pse ka arritur të përmbush të gjitha ëndrrat.

“Më kujtohet titulli i parë që kam fituar. E kujtoj me shumë dashuri. Jam ende i etur për tituj, edhe pse tani jam pak më i madh dhe familja ime vazhdon të rritet. Ndjej mbështetjen e tyre, ndaj jam i pandalshëm. E dua të luaj futboll dhe gjithçka që më jep ai. Kam kaluar kohëra shumë të vështira me Argjentinën përpara se të arrinim ato që kemi arritur deri sot, por mendoj se na ka ndihmuar shumë për t’u bërë ata që jemi sot. Të vija te Inter Miami nuk do të thotë që do të tërhiqem së shpejti, ende kam vite për të luajtur.

Kam qenë në gjendje të realizoj të gjitha ëndrrat e mia dhe kam arritur shumë më tepër nga sa kam ëndërruar kur kam qenë fëmijë. Zoti ma ka dhënë. Unë kam qenë në gjendje të arrij ëndrrën më të madhe të një lojtari, që është Kupa e Botës. Kam fituar shumë tituj në klubin e jetës sime, që është Barcelona. Unë gjithashtu fitova në Paris dhe tani me Interin.”, ka thënë Messi.

Ai po ashtu ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026 me Argjentinën.

“Gjërat më kalojnë mbi kokë dhe nuk i kaloj përpara ngjarjeve. Mundohem të kënaqem dita ditës. Kur të vijë koha do të shihet, nuk më pëlqen t’i shpejtoj gjërat. Shpresoj të vazhdoj të performoj në këtë nivel për t’u ndjerë mirë dhe për të qenë i lumtur Unë shikoj më shumë se nëse do të arrij apo jo.”, deklaroi Messi./IndeksOnline/