75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / H F

Nxënësit e Vushtrrisë mbesin pa mësuar anglisht, mësuesja shkon në lindje

Klasa e parë, e tretë dhe e pestë e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri nuk e mbajti asnjë orë të gjuhës angleze përgjatë një muaji e gjysmë, sa ka kaluar nga ky vit shkollor.

Shkuarja e mësueses në pushim të lehonisë dhe mos zëvendësimi i saj shqetësoi prindërit që thanë se vazhdimisht kanë kërkuar që çështja të zgjidhet, raporton Klan Kosova.

Por, drejtuesit e institucionit insistojnë që shkolla bëri gjithçka që ishte në dorën e saj, ani se pajtohen që ky proces ka shkaktuar telashe në mësimnxënie.

Ndërsa drejtoria e Arsimit fajin ia vë qeverisë qendrore.