Arrestohet një person në Kamenicë, iu gjetën në telefon video, duke manovruar me armë

Një person është arrestuar në Muqivërc të Kamenicës, pasi që në telefonin e tij i jan[ gjetur video në të cilat ai manovronte me armë. Të dyshuarit i është bastisur shtëpia, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Muqivërc, Kamenicë / 17.10.2024-13:00. Lidhur me rastin e lartcekur gjatë kontrollit në telefonin e të dyshuarit mashkull kosovar janë vërejtur video në të cilat i dyshuari kishte manovruar me armë. Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/