75 Mall Live Search
10:42 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

Lëndimi i Kobbie Mainoo-s, “Djajtë e kuq” pa mesfushorin anglez në shtatë ndeshjet e ardhshme

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Kobbie Mainoo, ka pësuar një lëndim ditë më parë dhe pritet të mungojë disa javë.

Sipas gazetarit të “Times Sport”, Paul Hirst – mesfushori i Manchester Unitedit do të mungojë së paku në shtatë ndeshje për “Djajtë e kuq”, shkruan Indeksonline

19-vjeçari do jetë një mungesë e madhe për trajnerin, Erik Ten Hag në shtatë ndeshjet e ardhshme.

Anglezi vuan nga një lëndim muskolar, kurse ndeshjet që do t’i humbasë janë, ndaj: Brentfordit, Fenerbahces, West Hamit, Leicester Cityt, Chelseat dhe PAOK-it./Indeksonline/