75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 18 Tetor 2024 / Z S

Pozita bojkoton Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore

Për herë të dytë radhazi, në mungesë kuorumi ka dështuar Komisioni parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Në komision ishin të pranishëm vetëm kryetari Shemsedin Dreshaj, deputeti Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ardian Kastrati ndërsa munguan deputetët e pozitës.

Theksojmë se për sot ishte planifikuar intervistimi i dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t; Avni Rexha, u.d. i drejtorit të Departamentit të arsimit parauniversitar; Genc Hamzaj, ASHI./Indeksonline/