75 Mall Live Search
15:44 / E Premte, 18 Tetor 2024 / S Z

Vitia: Kardiologjia drejt shërbimeve të avancuara

Për herë të parë në QKUK janë trajtuar me sukses 7 pacientë me anomali strukturore në zemër. E lidhur me këta ka reaguar dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Vitia ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm, për zhvillimin e kardiologjisë publike në Kosovë, drejt shërbimeve të avancuara mjekësore.

“Në QKUK janë trajtuar me sukses 7 pacientë të rritur me defekte në septumin interatrial, duke përfshirë 4 raste të ASD.  Këto procedura u kryen për herë të parë në Kosovë, nga një ekip mjekësor vendor i përbërë nga Dr. Daut Gorani, Dr. Denis Zijabegu dhe Dr. Aurora Bakalli, nën mbikëqyrjen e profesorit italian, Prof. Dr. Eustahio Oracio. Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kardiologjisë publike në Kosovë, drejt shërbimeve të avancuara mjekësore brenda vendit”, ka shkruar Vitia në Facebook.