Rrahja e rëndë në Pejë/ Të dyshuarit dërgohen për 48 orë në mbajtje

Rreth orës 13:30, në qendër të Pejës ndodhi një rrahje e rëndë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline vihen re dy persona teksa shqelmojnë dhe godasin me shufra një viktimë.
Në konfirmimin e policisë për IndeksOnline është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar për intervistim.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, pohoi se me rastin është duke u marrë sektori i hetimeve rajonale.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Dy persona janë arrestuar, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit policor, ku më pas, me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ndalohen për 48 orë. Njëkohësisht, do të merren masat ligjore, brenda afateve të caktuara ligjore” deklaroi Nikçi./IndeksOnline/