75 Mall Live Search
09:03 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / A. M.

Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor

Është arrestuar një burrë nga Gjilani pasi kishte sulmuar dhe ofenduar zyrtarin policor.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të premten në orën 14:00./Arbresh.info/

“Fsh. Zhegër, Gjilan 18.10.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

fotoilustrim