75 Mall Live Search
11:05 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / FR

Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

Me datën 13.10.2024 ShKShMK, pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .

Operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.

Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet pergjegjëse.