Irani nis stërvitjen detare në Oqeanin Indian

Irani po zhvillon stërvitje detare ku përfshihen Rusia dhe Omani dhe vëzhgues nga nëntë vende të tjera, të cilat filluan sot në Oqeanin Indian.
Stërvitjet e quajtura “IMEX 2024” synojnë të forcojnë “sigurinë kolektive në rajon, të zgjerojnë bashkëpunimin shumëpalësh dhe të demonstrojnë vullnetin e mirë dhe aftësitë për të ruajtur paqen, miqësinë dhe sigurinë detare,”, thuhet në një reagim nga autoritetet iraniane.
Në përgjigje të tensioneve rajonale me Shtetet e Bashkuara, Irani ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë dhe Kinën.
Në mars, Irani, Kina dhe Rusia zhvilluan stërvitjen e tyre të pestë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit.