75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / Gj. Sh

Prishtina merr tre pikë të mëdha ndaj Malishevës

Prishtina ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligë.

Bardhekaltërit, sot mposhtën në udhëtim skadrën lidere, Malishevën, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.

Malisheva e nisi shumë mirë ndeshjen me golin e Drilon Hazrollaj, në minutën e 3-të.

Pas katër minutave, skuadra nga kryeqyteti barazoi shifrat me golin e Sunday Akinbule.

Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë, Prishtina kaloi në epërsi me golin e Albin Krasniqi në 45+2.

Fitoren e bardhekaltërve e siguroi Leonat Vitija, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 76-të.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 16-pikëve, një më pak se Malisheva./IndeksOnline/