75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / G T

Arsenali pëson humbjen e parë këtë sezon në Premier League

Skuadra e Arsenalit ka pësuar humbje 2:0 si mysafir i Bournemouthit në ndeshjen e javës së tetë në Premier League.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Në pjesën e parë “Topçinjtë” mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua mbrojtësi, Saliba.

Image

Kjo e bëri më të lehtë për skuadrën vendase, e cila në pjesën e dytë shënoi dy gola me anë të: Christie dhe Kluivert.

Bournemouth me këtë fitore shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e 10-të, kurse Arsenali i Mikel Artetas mbetët në pozitën e 3-të me 17 pikë./Indeksonline/