Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Ballkani – Suhareka dhe Dukagjini – Llapi

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 9-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj rivalit lokal, FC Suhareka, shkruan IndeksOnline.
Golashenues ishte Blart Tolaj në minutën e 4-të.
Në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Llapit, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0./IndeksOnline/