75 Mall Live Search
15:39 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Muriqit nuk i lë shenjë lëndimi, rikthehet me gol (VIDEO)

Vedat Muriqi është rikthyer më i fortë nga lëndimi.

Sulmuesi kosovar i dha epërsinë Mallorcas, në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, shkruan IndeksOnline.

31-vjeçari shënoi një gol të bukur me kokë, në minutën e 75-të.

Ky ishte goli i tretë sezonal për Vedat Muriqin në La Liga./IndeksOnline/