75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / k.v

Aksident fatal afër Kamenicës/ Një 33-vjeçar humb jetën, lëndohen dy të tjerë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamenicë, transmeton IndeksOnline.

Një 33-vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident sipas policisë ka qenë i përfshirë një kamionetë dhe një veturë. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 e 40 minuta, afër pikës së karburantit “HIB Petrol”.

“Njësia e Trafikut Rajonal dhe autoambulanca menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i qendrës emergjente, jemi njoftuar se rreth orës 07:40, vozitësi i automjetit, i moshës rreth 33-vjeç, ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Hashani.

Me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin e aksidenteve./IndeksOnline/