Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamenicë, transmeton IndeksOnline.
Një 33-vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident sipas policisë ka qenë i përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Lidhur me këtë rast, policia ka dhënë edhe detaje shtesë se si ka ndodhur aksidenti.
Sipas policisë, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave të trafikut kanë qenë shkaqet e aksidentit që ka ndodhur sot në mëgjes.
“Nga hetimet e para dyshohet se aksidenti i rëndë të ketë ndodhur për shkak të mosëpërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht ansoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit./Indeksonline/