Qeveria emëron komisionet për vlerësimin e kandidatëve për drejtorë të dy agjencive

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar komisionin sd hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.