75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / Z S

Ancelotti: Bellingham është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka folur sot në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Borussia Dortmundin.

Ancelotti, nuk kurseu lëvdatat për yllin e skuadrës, anglezin Jude Bellingham, që këtë sezon e aktivizoi në një pozicion ndryshe nga sezoni i kaluar.

“Natyrisht që Jude do të donte të shënonte më shumë, por ne jemi shumë të kënaqur me të”.Ai bën shumë më tepër gjëra sesa golat për ne, kontributi i tij i përgjithshëm është shumë më i rëndësishëm se golat e tij. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. – ka thënë Ancelotti në konferencë për media.

Kujtojmë që kampioni aktual i Evropës, Real Madridit do të përballet me nënkampionin, Borussia Dortmundin, me ndeshjen që do të zhvillohet në orën 21:00 në Santiago Bernabeu./IndeksOnline