75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / FR

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren.

Në këtë aksident janë të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se ka viktima.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha, nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë. /Indeksonline/