KEDS-i u bën thirrje studentëve e nxënësve të shkollave të mesme të aplikojnë në KEDS Academy XII-mundësi unike për aftësim e punësim

KEDS-i vazhdon të ofrojë mundësi unike për nxënës dhe studentë, të përgatiten për tregun e punës dhe eventualisht të punësohen në kompani.
Ata, nga sot, 21 tetor e deri më 8 nëntor 2024, mund të aplikojnë të bëhen pjesë e KEDS Academy XII. Mundësi aplikimi kanë të gjithë studentët që janë duke ndjekur studimet në vitin e fundit akademik në Fakultetin Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike – drejtimi elektroenergjetikë, dhe ata në Fakultetin e Ndërtimtarisë – drejtimi konstruksione dhe gjeodezi, si edhe nxënësit e klasës XII të shkollave të mesme profesionale elektroteknike-drejtimi energjetikë dhe instalues elektrikë.
Kjo është gjenerata XII e KEDS Academy,-së në të cilën studentët e nxënësit e përzgjedhur do të kenë rast e mundësi që të përfitojnë njohuri e shkathtësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional, çka do t’ju shërbejë më lehtë në tregun e punës.
Deri tashti, në këtë program të KEDS Academy-së janë trajnuar rreth 700 studentë e nxënës përgjatë njëmbëdhjetë vjetëve që kur ky program për këtë kategori ka filluar të zhvillohet në ambientet e KEDS-it.
Vlen të përmendet se një pjesë e konsiderueshme e tyre tashmë janë pjesë e kompanisë, disa prej tyre edhe në pozita menaxheriale.
KEDS Academy është program kryesor në Kosovë në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave (CSR) sa i përket sektorit të edukimit.
Të gjitha informatat për aplikim dhe formularin e aplikimit i gjeni në faqen e KEDS: www.keds-energy.com