KRU “Prishtina” njofton se sot do të ketë intervenime në disa pjesë të kryeqytetit

Në disa pjesë të Prishtinës sot gjatë ditës pritet të ketë intervenime sa i përket çështjes së ujit.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi kompania rajonale e ujësjellësit ‘’Prishtina’’.
Në njoftim thuhet s do të ketë intervenime në këto zona:
Rr.”Elez Geci”, Rr.”Faton Shabani”, Rr.”Hasan Remniku”, Rr.”Bill Kllinton”, lagjja”Dardani”, rruga”Hyzri Talla”, Rr.”Xhavit Ahmeti”, Rr.”Bledit”, lagjja ”Ulpiana”.
Po ashtu intervenime do të ketë edhe në fshatin “Bardhosh”, fshati Leban, fshati Drenovc dhe rruga “Ramiz Kovaçi” dhe rruga “Afrim Kiqina”./Indeksonline/