75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 22 Tetor 2024 / S Z

Ura e Rogovës drejt përfundimit, Durmishi: Më në fund po bëhet realitet kërkesa e banorëve

Ura e Rogovës është drejt përfundimit. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi,  i cili ka publikuar dhe një video të punimeve që po bëhen për përfundimin e kësaj ure.  Durmishi ka thënë se projekti, i cili ka një buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore e banorëve të Hasit dhe zonave përreth dhe se tashmë kjo po bëhet realitet.  

“Ura e Rogovës drejt përfundimit. Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion eurosh, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet”, ka shkruar Durmishi në Facebook./Indeksonline/.