75 Mall Live Search
12:47 / E Martë, 22 Tetor 2024 / Z S

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për gjetjen e një personi i cili dyshohet për vjedhje të rëndë. I dyshuari ka kryer vjedhje të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar parash.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar,  i cili dyshohet se më 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave”,– thuhet në njoftim.

Deri tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar./Indekesonline/