Numri i të vrarëve pas sulmit izraelit në Bejrut arrin në 13-të, thotë Libani

13 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit pranë një spitali në Bejrutin Jugor, thotë Ministria libaneze e Shëndetësisë
Sulmi dukej se goditi parkun e makinave të spitalit universitar “Rafik Hariri”, tha një burim spitalor për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ministria e Shëndetësisë tha se numri i personave të lënduar është rritur në 57, me shtatë persona në gjendje kritike, raporton BBC-i.
Ky ishte ndër 13 sulmet ajrore që goditën Bejrutin Jugor të hënën në mbrëmje. Ushtria izraelite tha se po sulmonte objekte të lidhura me Hezbollahun.