75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 22 Tetor 2024 / MSH

Osmani dhe ambasadori amerikan në OKB flasin për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, qëndroi sot në ambasadën e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ku u prit në takim nga ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood.

Bashkë me Wood, Osmani bisedoi për çështje me rëndësi në fushën e politikës, paqes dhe sigurisë, shkruan IndeksOnline.

Pas takimit, dyshja shtrënguan duart, teksa fotografinë e këtij momenti, presidentja e shpërndau në profilin e saj zyrtar në “X”.

“Patëm një takim thelbësor dhe produktiv me ambasadorin Robert Wood, ku diskutuam sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë në rajon” shkroi Osmani.

Aktualisht, presidentja po qëndron në SHBA, për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.