75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 22 Tetor 2024 / MSH

Reali mbetet Real, “demolohet” Dortmundi

Real Madridi ka përmbysur rezultatin ndaj Dortmundit.

Në pushim të pjesës së parë, “Mbretërit” shkuan në pushim me dy gola disavantazh nga gjermanët, për t’u rikthyer dhe dëshmuar se jo rastësisht janë ekipi me më së shumti tituj në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Rudiger (60′) e Vinicius (63′) shënuan për tre minuta për të barazuar rezultatin, teksa Madrilenët nisën sfidën e vërtetë në 10 minutat e ndeshjes.

Kapiteni Lucas Vasquez shënoi në minutën e 83-të, ndërkaq Vini Jr. shënoi përsëri në minutën e 86-të.

Vini shënoi gol të çmendur edhe në minutën e 93-të, duke u kujdesur që Reali të shënojë një nga rikthimet më të mëdha në një pjesë të lojës.

Rezultati përfundimtar: Real Madrid 5 : 2 Borussia Dortmund.

Ndeshjen e radhës në “Champions”, Dortmundi do të jetë nikoqir i Sturm Graz, ndërkaq Reali pret Milanin./IndeksOnline/